Në EJL ligjëratë me temë: "Ardhmëria e BE-së 2025 dhe perspektivat e Maqedonisë"

08.05.2017 09:30

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi....

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës,  Vilem Vuter Plomp dhe Rektorin e Universitetit të EJL,  Zamir Dika sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup do të realizojnë ligjëratë për studentë në temë: "Ardhmëria e BE-së 2025 dhe perspektivat e Maqedonisë".

Siç citohet në njoftim në këtë ligjëratë do të marrin pjesë studentë nga Universiteti i EJL dhe Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.

Kjo ligjëratë është në kuadër të evenimenteve të organizuara nga Sekretariati për Çështje Evropiane me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.