Maqedoni

Sizmologët: Shirat nuk shkaktojnë tërmete

26.05.2014 17:56

Tërmeti prej 3.7 ballësh, që mbrëmë frikësoi banorët e Shkupit...

Tërmeti prej 3.7 ballësh, që mbrëmë frikësoi banorët e Shkupit, është lëkundje sizmike që nuk ka lidhshmëri me shiun dhe vërshimet e mbrëmshme. Sizmologët apelojnë qytetarët të rrinë të qetë, pasi nuk ka rrezik që shirat e paralajmëruar për sonte të shkaktojnë ndonjë tërmet të ri. 
 
“Vërshimet dhe tërmeti asnjëherë nuk duhet të lidhen njëra me tjetrën, nuk do të thotë që vërshimet mund të sjellin tërmet apo anasjelltas. Kur kemi tërmet mund të kemi rrëshqitje të tokës. Përfundimisht nuk duhet të presim tërmet si rezultat i vërshimeve të tilla si ato në  Serbi dhe Bosnjë, apo si shiu që mbrëmë përfshiu Maqedoninë. Por edhe të ketë vërshime në Shkup, nuk do të thotë se vërshimet do të shkaktojnë tërmet”, deklaroi drejtori i Institutit  Sizmologjik, Mihail  Garevski.
 
Sipas ekspertëve, moti me shi do të vazhdojë deri në fund të javës, por nuk ka arsye të frikohemi se do të ndodhë ndonjë katastrofë e madhe. Mund të ketë rrëshqitje, por jo si në vendet fqinjë dhe situata është në kontroll. 
 
Tërmet të ri nga vërshimet nuk do të ketë, qetësojnë sizmologët. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ