Mbjellja e bredhit në kuadër të aksionit të 19-të "Dita e drurit"

08.05.2017 10:26

Me mbjelljen e farës së bredhit në oborrin e shkollës tetëvjeçare "Aleksandri i Maqedonisë"....

Me mbjelljen e farës së bredhit në oborrin e shkollës tetëvjeçare "Aleksandri i Maqedonisë" në rajonin e Aerodromit sot do të realizohet aksioni i 19-të i "Ditës së drurit - Mbille të ardhmen tënde"  dhe aksioni i gjashtë  "Fidan plus".

Nën moton "Nga farë në pemë - Dita e drurit" fillon shënimi i jubileut, dhjetëvjetorit të ekzistimit të një sërë aksioneve "Dita e drurit".

Fara do të mbillen në të gjitha shkollat tetëvjeçare në Republikën e e Maqedonisë, në kuadër të orës së kujdestarisë pa penguar procesin mësimor.

Parashikohet që të marrin pjesë përfaqësues të  shoqatës civile "Dita e drurit - Mbille të ardhmen tënde" nga disa ministri, nga qyteti i Shkupit, komuna e Aerodromit, ndërmarrjet publike "Pyjet e Maqedonisë" dhe "Parqe dhe gjelbërim".

Fara e bredhit për këtë aksion është grumbulluar në Parkun kombëtar "Pelister".