Koreja e Veriut mban peng shtetasit amerikanë
08.05.2017 12:31
Koreja e Veriut ka ndaluar disa shtetas amerikanë....

Koreja e Veriut ka ndaluar disa shtetas amerikanë duke i mbajtur peng pasi dyshohet se kanë bërë veprime kundër shtetit.
Sipas agjencisë shtetërore KCNA, Kim Hak-song ka punuar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë, por më 6 maj u ndalua që të vazhdonte veprimin e tij. Gjithashtu, tre qytetarë të tjerë të ShBA-ve po mbahen peng në rajon, përfshirë Kim Sang-Duck, i cili ka punuar në të njëjtin ambient me Kim.
Duket si një hakmarrje mes shteteve, pasi në të kaluarën ShBA ka bërë të njëjtën gjë me qytetarët e Koresë së Veriut.
