SEEU, për herë të parë stoliset me titulln e kupës së Maqedonisë në FUTSALL
Skuadra futbollistike e Universitetit të Evropës Juglindore arrin sukses historik duke fituar...

Skuadra futbollistike e Universitetit të Evropës Juglindore arrin sukses historik duke fituar për herë të parë trofeun e Kupës së Maqedonisë në futboll të vogël-FUTSALL.
Ekipi i strategut Afrim Jonuzi në një ndeshje dramatike e cila është zhvilluar në qytetin e Koçanit, në pranin e mëse 300 shikuesve ka mposhtur ekipin e “Cërna Rekës” me rezultat 5 me 3.
Në këtë ndeshje skuadra tetovare luajti shkëlqyeshëm dhe me golat e Sami Ramadanit, Sadam Saitit, Ismet Cekës dhe Albin Aliut (dy gola), mposhti rivalin e madh duke u stolisur me këtë trofe prestigjioz.
Trajneri I skuadrës triumfuese, pas këti suksesi është shprehur tejet i kënaqur me ç’rast ka deklaruar se ky trofe vjen pas plasmanit në vendin e dytë në kuadër të Kampionatit shtetërorë në futboll të vogël dhe se triumfi në finalen e Kupës së Maqedonisë, është rumbullakim I një pune profesioniste dhe të palodhshme e cila bëhet në skuadër.
Pos futbollistëve dhe trajnerit të skuadrës së UEJLI-t, me mirnjohje është dekoruar edhe rektori I Universitetit në fjalë, Zamir Dika I cili ka thën se ky është një sukses I madh I cili obligon.
Do shtuar se kjo finale ishte e treta për Universitetin e UEJL-it dhe vije në moment të vërtetë…
SAMI MUSTAFA