Maqedoni

MPB në shërbim të qytetarëve, Nuhiu: Duhen reforma të thella dhe profesionalizëm

08.05.2017 14:09

Sigurimit shtetëror dhe atij publik u nevojitet profesionalizëm. MPB-së i nevojiten reforma të thella, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në festimet kushtuar Ditës së Policisë...

Sipas tij, duhet angazhim i përbashkët i të gjithëve për të pasur transparencë të plotë, hap pas hapi, në çdo aspekt të marrëdhënieve mes policisë dhe qytetarëve.  
 
“Edhe në këtë ditë feste e kam bindjen se reformat e thella në institucionin e Policisë do të duhet të vazhdojnë për të pasur prosperitet e progres, për të kultivuar vlerat dhe standardet thelbësore të një policie profesionale, dinjitoze dhe të respektuar. Policia e shtetit duhet të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Nuhiu, rekomandoi që të gjithë bashkë të angazhohemi që një ditë më parë i tërë efektivi i Policisë të vihet në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.
 
Sipas tij, policia duhet të vazhdojë me reformat për të arritur standardet europiane. 
 
SANIJE KASAMI