Botë
Gjendje e jashtëzakonshme në Kanada, 2000 banesa të përmbytura, evakuohen banorët
08.05.2017 14:53
Shirat e dendur dhe shkrirja e borës kanë shkaktuar shpërthimin e tre digave në Montreal të Kanadasë...

Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme.
Në provincën lindore të Quebeckut, gati 1.900 banesa janë përmbytur në 126 qytete e fshatra.
Rreth 1.200 trupa janë mobilizuar për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve.
Rëndë është goditur edhe qyteza Eigaud në perëndim të Montrealit. Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimet e detyrueshme në zonat e përmbytura.
Përmbytjet kanë prekur edhe provincën e Ontarios. Liqeni që mban të njëjtin emër ka arritur nivele të papara që prej vitit 1993.
