Kinë, shpërthen gazi në minierë, 18 të vdekur
08.05.2017 15:27
Të paktën 18 minatorë e kanë humbur jetën si pasojë e helmimit....

Të paktën 18 minatorë e kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga derdhja e gazit në një minierë për qymyr në pjesën qendrore të Kinës. Fatkeqësia ka ndodhur në provincën Hunan.
Gjatë incidentit në minierë ka pasur edhe 37 minatorë, të cilët me kohë janë shpëtuar dhe hospitalizuar. Policia kineze arrestoi disa persona në kuadër të hetimit për rastin.
