Futboll

Mehmedi mbetet në Freiburg

26.05.2014 18:27

Admir Mehmedi do ta vazhdoj karrierën në Freiburg...

Admir Mehmedi do ta vazhdoj karrierën në Freiburg. Kjo e fundit e ka blerë kartonin e sulmuesit shqiptarë nga Dynamo Kiev për 4 milion euro. Reprezentuesi zviceran është i lumtur që do të mbetet pjesë e ekipit gjerman.
 
Admir Mehmedi do të mbetet pjesë e Freiburgut të paktën edhe sezonin e ardhshëm.Skuadra gjermane ka njoftuar se e ka blerë kartonin e sulmuesit shqiptarë nga Dynamo Kiev.
Reprezetneusi zviceran, ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Freiburgut, ku ishte i huazuar nga ekipi ukrainas. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 31 ndeshje me këtë skuadër, derisa ka realizuar 12 gola në Bundesligë.
 
"Unë jam shumë i lumtur që do të vazhdojë të luajë në Freiburg. Klubi më ka dhënë shumë besim dhe unë mund të paguajë këtë besim për", ka deklaruar Mehmedi, i cili është i grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës.
 
Kurse, gazetës gjermane Bild, Friburg i ka paguar Dynamo Kiev 4 milion euro për t’i siguruar shërbimet e Mehmedit. Kurse, ky i fundit pritet të nënshkrua kontratë personale me Friburgun.
 
ARTAN ZIBERI