Maqedoni
UEJL shënoi Ditën e Europës, Dika: Europa, bashkim i vlerave
08.05.2017 15:42
UEJL shënoi Ditën e Europës në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Europiane...

UEJL shënoi Ditën e Europës në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Europiane, me një ligjëratë kushtuar ardhmërisë së e BE-së 2020-2025 dhe perspektivave të Maqedonisë. Rektori i UEJL-së, Zamir Dika, potencoi se Europa mbetet bashkimi i vlerave politike dhe ekonomike për të gjithë.
“Arsimi duhet parë si pjesë integrale e politikave ekonomike sociale dhe si instrument për rritjen e konkurrencës së një shoqërie, si dhe si garanci për sigurimin e kohezionit shoqëror dhe zhvillimit individual të qytetarëve. Arsimi i lartë dhe universitetet janë dyert e para prej ku qarkullon fryma europiane e nxitjes së konkurrencës midis gjeneratave dhe hapësirave kulturore, duke bërë më të avancuaraftësinë absorbuese të tregut me kuadro që do t’i shërbejnë të ardhmes”,- deklaroi rektori i UEJL-së, Zamir Dika.
REXHEP QAMILI
