Botë
Shqipëri, zgjedhjet e 18 qershorit, Basha: nuk ka zgjedhje pa opozitën
08.05.2017 16:17
Në ditën e 80 të protestës së opozitës në Shqipëri, kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Rama se po e destabilizon vendin...

Basha përsëriti se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe i bëri thirrje Ramës të tërhiqet.
“Rama dhe çeta e tij politike që nuk i shërbeu asnjë ditë halleve të shqiptarëve, ta mendojë mirë hapin tjetër që hedh. Jeni jashtë ligjit, jashtë moralit, jashtë politikës dhe të tillë do të trajtoheni nëse nuk tërhiqeni menjëherë. Votim monist më 18 qershor nuk do të ketë, votim pa opozitën nuk do të ketë, parlament të diktuar nga krimi nuk do të ketë”,- deklaroi Basha.
Rama, ndërkohë, është i mendimit se zgjedhjet më 18 qershor do të mbahen edhe pa PD-në.
