Maqedoni
Italia sekuestron 37 ton drogë, nga shitja do të financoheshin luftëtarët e ISIS-it
08.05.2017 18:26
Policia italiane ka sekuestruar në portin e Xhenovas 37 ton drogë, të quajtur “droga e luftëtarit”...

Janë 37. 500.000 tableta Captagon, një derivat i përzierjes së amfetaminas e teofillinas, e cila përdoret mjaft ndër luftëtarët e ISIS-it në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Kjo lloj droge njihet dhe si terapi e dhimbjes, ndihmon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve. Ngarkesa e drogës u gjet në një nga tre kontejnerët e ardhur nga India, me destinacion portin Misurata në Libi, fshehur mes mallrave me stofa sintetike e shampove për flokë.
Sipas autoriteteve italiane, çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa, e kjo ngarkesë droge do të sillte një përfitim prej 75 milionë eurosh. Ka dyshime të forta se pas kësaj sasie droge fshihen mbështetës e anëtarë të shtetit islamik, ISIS, dhe prokurorët thonë se të ardhurat e përfituara nga shitja e kësaj sasie droge do të shërbenin për të financuar organizatat terroriste.
