Botë
Francë - Protesta kundër Presidentit Emmanuel Macron, tensione në Paris
08.05.2017 20:31
Qindra njerëz të mbështetur edhe nga Sindikatat e Punës marshuan nën flamurin e Frontit Social në Paris kundër politikave ekonomike të Presidentit të ri të zgjedhur Emmanuel Macron...

“Po nisin 5 vite luftë “, thuhej në një nga parullat që mbanin protestuesit të cilët mbanin kapuça të zi, helmeta dhe maska gazi në kokë.
Tensionet mbeten në rritje, ndërsa një kordon i gjatë i agjentëve të trazirave u vendosën si barrikadë përballë protestuesve.
Ndërkohë disa kafene përgjatë rrugës mbyllën aktivitetin e tyre si masë parandaluese.




