Maqedoni

Dita e Europës, Maqedonia shënon Fitoren ndaj Fashizmit

09.05.2017 09:51

Me shumë aktivitete, në Maqedoni sot do të shënohet 9 Maji - Dita e Europës dhe Dita e Fitores mbi Fashizmin...

Mbi 30 ngjarje nëpër tërë vendin do të organizojë dhe mbështesë Delegacioni i Bashkimit Europian, në partneritet me shumë organizata, ambasada dhe komuna, me rastin e shënimit të ditëlindjes së 67 të BE-së, Ditës së Europës, qëllimi i të cilës është ta afrojë procesin e eurointegrimeve sa më afër qytetarëve.
 
Që në mëngjes, në klubin e deputetëve u mbajt mëngjesi tradicional me Europën, gjatë ditës do të mbahen aktivitete kulturore e sportive, tribuna e gara. Tashmë rrugëtimin nëpër Maqedoni e ka nisur edhe Autobusi i BE-së. 
 
Më 9 maj të vitit 1945, Gjermania e nënshkroi kapitullimin e saj në Luftën e Dytë Botërore, në të cilën jetën e humbën mbi 50 milionë njerëz, nga të cilët mbi 20 milionë nga ish Bashkimi Sovjetik.
 
Lufta zyrtarisht përfundoi disa muaj më vonë, me kapitullimin e Japonisë, por në Europë 9 maji shënohet si Dita e Fitores mbi Fashizmin. Në llogoret naziste vdiqën rreth 12,5 milionë njerëz, prej tyre gjashtë milionë hebrenj.
 
Dëmi material nga Lufta e Dytë Botërore vetëm në Europë është vlerësuar në rreth 260 miliardë dollarë amerikane.
 
Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën e koalicionit antifashist.
 
26.000 partizanë e të tjerë u vranë në këtë luftë. Por, Maqedonia nga Lufta e Dytë Botërore ka edhe bilancin e saj të turpit.
 
Ajo lejoi pa asnjë rezistencë deportimin e shumicës së hebrenjve që jetonin këtu, 7.000 prej të cilëve u deportuan në kampin e përqendrimit Treblinka, për të mos u kthyer më kurrë.