Botë

Francë: Makron dha dorëheqje nga funksioni kryetar i lëvizjes "Përpara"

09.05.2017 11:18

Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Emanuel Makron dha dorëheqjen nga funksioni kryetar i lëvizjes "Përpara " (EM) që ai e themeloi...

Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Emanuel Makron dha dorëheqjen nga funksioni kryetar i lëvizjes "Përpara " (EM) që ai e themeloi, një ditë pasi që me fitore të bindshme në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë u zgjodh president i vendit. 
 
Rishar Ferar, sekretari i përgjithshëm i EM, dje  i falënderoi përkrahësit, ndërsa më pas mbajti pres konferencë në të cilën njoftoi se Makron ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetar i lëvizjes "në takimin e jashtëzakonshëm të bordit drejtues". 
 
Për kryetar të përkohshëm në EM, që Makron e themeloi në vitin 2016, u emërua Katrin Barbaru./mia