Maqedoni

Filloi rrjedhja e afateve për Ivanovin, Gazeta Zyrtare publikoi vendimin për Xhaferin

09.05.2017 11:39

Gazeta Zyrtare publikoi mbrëmë vendimin se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë...

Kjo nënkupton se  fillojnë të rrjedhin 10 ditët për dhënie të mandatit për formimin e Qeverisë së re. Ditë më parë, Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin  Ivanov se është formuar shumica e re parlamentare.

Letra u konfirmua edhe nga kabineti i presidentit, nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur.

Lideri i LSDM-së në më shumë raste gjatë javës së kaluar ka potencuar se nuk do të presë dhjetë ditshin kushtetues, por do të kërkojë më herët takim me presidentin për ta bindur që sa më shpejt t’ia japë mandatin, pasi vendi ka humbur shumë kohë të çmuar.