MAQEDONI

Trajnim rajonal nga fusha e të drejtës humanitare ndërkombëtare

27.05.2014 10:45

Trajnimi është në organizim të Sektorit për resurse njerëzore pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Qendra për menaxhim me kriza...........

Zëvendësministri i Mbrojtjes Emil Dimitriev do ta hapë trajnimin dyditor rajonal nga fusha e të drejtës ndërkombëtare humanitare të quajtur "Ballafaqimi me sfida bashkëkohore të sigurisë përmes respektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare: Operacionet e NATO-s të kryesuara që t'i kundërshtohen kanosjeve hibride dhe kibernetike".

Trajnimi është në organizim të Sektorit për resurse njerëzore pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Qendra për menaxhim me kriza, Enti shtetëror për statisikë, Ministria e Shoqërisë Informatike, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Organizata për siguri të informacioneve të klasifikuara, Agjencia për zbulim, Drejtoria për zbulim financiar, si dhe pjesëmarrës nga ministritë e mbrojtjes të vendeve të rajonit.