Botë
Paris, rihapet stacioni i trenit “Gare Du Nord”
09.05.2017 12:37
Stacioni i trenit “Gare du Nord” në Paris është hapur sërish pas mbylljes së përkohshme për arsye sigurie...

Mbrëmjen e së hënës, platformat e tij u evakuuan dhe e gjithë zona u rrethua nga forca policore të armatosura rëndë.
Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj mbi operacionin e zhvilluar në njërën prej nyjeve më të ngarkuara të transportit në të gjithë Europën, por mediat vendase shkruajnë se policia është në kërkim të tre personave të konsideruar si “të rrezikshëm”.
Informacionin mbi rrezikshmërinë e lartë të të dyshuarve, forcave franceze të sigurisë ua kanë dhënë kolegët e një shteti tjetër.
Por, pavarësisht përpjekjeve të policisë, deri tani kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit.
