Maqedoni

Sonte gjysmëfinalja e parë e “Eurovizion 2017”, Shqipëria garon e 4-ta, transmetimi live në TVM

09.05.2017 13:41

Ethet eurovizive fillojnë sonte në orën 21, në TVM2 dhe TVM2 sat, në një transmetim live të eventit më të madh të këngës në botë...

Miliona spektatorë do të ndjekin garën e këngëve më të mira europiane, 18 vende në garë për 10 vendet e finales së madhe të së shtunës, mes tyre edhe Shqipëria që garon e katërta sonte.

Shorti nuk ka qenë në anën e Shqipërisë sa i përket votave nga Maqedonia, pasi sonte ne nuk do të mund të votojmë për Lindita Halimin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shpresojmë fort për një prezantim të denjë e për një vend në finale.