Maqedoni

UNHCR: Rreth 250 refugjatë llogariten të zhdukur

09.05.2017 17:17

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se rreth 250 persona llogariten të zhdukur...

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se rreth 250 persona llogariten të zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur pas mbetjeve të gjetura të dy anijeve të fundosura gjatë javës së kaluar në Detin Mesdhe.
 
UNHCR thotë se një nga agjencitë partnere të saj, “International Medical Corps”, ka njoftuar për përmbytjen e një anijeje në bregun e Libisë, të dielën, me ç’rast 163 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur.
 
“Përpiqemi të marrim sa më shumë informacione nga njerëzit në ditët në vazhdim që të kuptojmë më shumë nëse ata kanë mbijetuar dhe sa persona ishin përafërsisht. Kjo tragjedi çon numrin e viktimave dhe të zhdukurve në këtë rrugë në mbi 1,150”,- deklaroi zëdhënësja e UNHCR-së, Medea Savary.
 
Agjencia e OKB-së tha se një grua dhe gjashtë burra janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Libisë dhe se afro 82 persona të tjerë janë zhdukur, e cila paraqet shqetësim serioz për humbjen e jetëve të tyre.
 
Kjo vjen si pasojë e fundosjes së një gomoneje me 132 persona, e cila u fundos pas disa orë lundrimi, ku rreth 50 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në Pozzallo të Sicilisë. 
 
LEUNORA KALIQI