“Sheshi i Kuq”, paradë për fitoren mbi fashizmin
Në përkujtim të fitores së aleatëve mbi Nazmin, në paradën ushtarake...

Në përkujtim të fitores së aleatëve mbi Nazmin, në paradën ushtarake e cila çdo vit realizohet në “Sheshin e Kuq”, presidenti rus, Vladimir Putin, ka çmuar lartë sakrificën e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së II Botërore dhe me këtë rast kërkoi trysni mbi vendet perëndimore që t’i bashkëngjiten ideologjisë së Moskës në luftën kundër terrorizmit.
Putin anashkaloi edhe kësaj radhe kontributin e ShBA-së, Britanisë dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë në fitoren ndaj Gjermanisë.
“Tragjedia monstruoze e Luftës së Dytë Botërore nuk u parandalua para së gjithash sepse ideologjia kriminale e superioritetit racor u mundësua të bëhet për shkak të mosunitetit në vendet udhëheqëse të botës. Jeta kërkon që forcat tona të armatosura të forcohen edhe më shumë që të jenë të afta të luftojnë kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe neonazizmit. Forcat e Armatosura të Federatës Ruse janë të afta të përballen me çdo lloj sfide, por për ta luftuar terrorizmin është i nevojshëm konsolidimi i të gjithë bashkësisë ndërkombëtare",- deklaroi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Putin i ka akuzuar shumë shpesh ShBA-të dhe vendet perëndimore për zbatimin e standardeve të dyfishta në përpjekjet e tyre që të luftojnë terrorizmin dhe madje në disa raste edhe përzierjen me militantët me qëllim që të dobësojnë Rusinë.
Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera i kanë kundërshtuar me forcë këto akuza. Rreth 27 milionë ushtarë sovjetikë dhe qytetarë u vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe disfata e nazistëve në vitin 1945 shihet me krenari të madhe nga miliona persona në Rusi.
Parada madhështore ushtarake për herë të parë këtë vit përfshiu edhe raketa të përshtatura për luftë në Arktik. (Leunora Kaliqi, TVM2)
