Maqedoni

Kuçi: Jo likuidim, por riorganizim të ndërmarrjeve

09.05.2017 17:45

“Jo likuidim dhe falimentimi të ndërmarrjeve, por sanim të tyre përmes riorganizimit”...

“Jo likuidim dhe falimentimi të ndërmarrjeve, por sanim të tyre përmes riorganizimit”,- është porosia e debatit me temë "Përforcimi i kapaciteteve administrative për implementim të kornizës ligjore, për falimentim dhe likuidim të shoqatave tregtare".
 
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, theksoi se drejtuesit e kompanive falimentuese duhet të fitojnë praktikë për riorganizim, me çka do të pengohet mbyllja e firmave apo eventualisht largimi i të punësuarve.
 
“Maqedonia nuk guxon të ngec në këtë drejtim të vërejtjeve të hershme, sanimi, rikostruimi duhet të paraqesin mundësi për veprime preventive dhe shpëtim nga organet tregtare te ne. Në vend të stigmatizimit të falimentimit, nga ne pritet përpilim i legjislacionit që do të jetë në përputhshmëri me legjislacionin europian, i cili po ashtu të jetë përmirësim i ambientit të biznesit, ruajtjen e vendeve të punës, si dhe paralelisht dalje të shpejtë nga tregu për ata të cilët me veprimtarinë e tyre sjellin në rrezik dhe moslikuidimin e shumë kompanive të tjera”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
 
Udhëheqësi i projektit, Krasin Dimitrov, mendon se drejtorët për falimentim në Maqedoni nuk e kanë mjaftueshëm të zhvilluar praktikën për të bërë një biznes plan që do ta realizojnë atë për riorganizim të kompanive.
 
“Edhe gjyqtarët edhe drejtorët për falimentim duhet që sa më mirë të menaxhojnë materien për procedurën falimentuese dhe veçanërisht rreth planit për riorganizim, i cili paraqet rëndësi të veçantë. Për planin e riorganizimit vendosin kreditorët dhe jo gjyqtarët”,- theksoi lideri i projektit, Krasin Dimitrov.
 
Deri më tani janë të hapura 1800 procedura falimentuese. 1000 procedura janë të lidhura me eliminonin e organeve tregtare në bazë të obligimeve zyrtare dhe kjo paraqet problem serioz për 600 përmbarues. 
 
GAZMEND REXHEPI