Botë

Shqipëri, PS nis fushatën, PD vazhdon bojkotin

09.05.2017 18:28

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit, ndonëse tashmë është vendosur që opozita nuk do të marrë pjesë...

Rama lëshoi akuza të ashpra ndaj Partisë Demokratike se po përpiqet të bllokojë vetingun dhe se kjo parti ka vendosur të “vrasë veten”. Por, kjo tha Rama, nuk e ndal qeverinë që të punojë fort për të ndryshuar Shqipërinë. 
 
Nga çadra, kryetari demokrat, Lulzim Basha, e cilësoi kongresin “kotec ku u shpërndan çmime Oscar për ministrat e korruptuar”. Ai ftoi qytetarët të bashkohen në protestën që do të nisë nga 13 maji për t’i dhënë fund komplotit ekonomik në kurriz të shqiptarëve. 
 
Ndërkohë, më 15 maj në Tiranë pritet të mbërrijë zyrtari i lartë amerikan, Hyot Brian Yee, në përpjekje për të zgjidhur krizën.
 
LULJETA NDOKA