UKRAINË

Së paku 24 veta janë vrarë nga granatimi i kamionit me opozitarë të lënduar në Donjeck

27.05.2014 11:41

Së paku 24 veta janë vrarë gjatë granatimi të kamionit me opozitarë të lënduar në Donjeck, lajmëroi ITAR-TASS, duke iu referuar korrespondentit të Kanalit të pestë, që gjendej në vendin e ngjarjes...

Së paku 24 veta janë vrarë gjatë granatimi të kamionit me opozitarë të lënduar në Donjeck, lajmëroi ITAR-TASS, duke iu referuar korrespondentit të Kanalit të pestë, që gjendej në vendin e ngjarjes.

Korrespondenti me telefon ka sqaruar se kamioni ka qenë cak i sulmit me granata. Sipas tij, të gjitha ata që kanë qenë në kamion kanë vdekur, bëhet fjalë për së paku 24 veta.

Informata për granatimin e kamionit, që ka bartur njerëz të plagosur gjatë luftimeve në aeroportin e Donjeckut, është konfirmuar nga pres shërbimi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut.