Maqedoni
“Lagja e Trimave”, dy vite pas përleshjes së armatosur
09.05.2017 18:43
Sot mbushen dy vite nga ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë...

Gjatë dy ditësh luftime të ashpra, përpos jetëve të humbura, u shkatërrua gjithçka. Kurse sot, dy vite pas, ndonëse kjo rrugë e “Lagjes së trimave” ka pamje krejtësisht tjetër, me shtëpi dhe infrastrukturë të re, megjithatë kujtimet tek të gjithë banorët për ndodhitë e para dy viteve janë ende të freskëta.
Ndonëse shumica e banorëve të lagjes janë kthyer pas ndërtimit të shtëpive të reja me mjetet e marra në formë dëmshpërblimi nga Qeveria, por edhe mjetet e grumbulluara nga diaspora shqiptare, megjithatë ende ka banorë që nuk janë kthyer, pasi presin kompletimin e shtëpive të tyre.
NEXHAT AQIFI
