Tajlandë, 50 të lënduar nga një shpërthim
Një makinë bombë shpërtheu jashtë një qendre tregtare në Tajlandë....

Një makinë bombë shpërtheu jashtë një qendre tregtare në Tajlandë, e cila la të lënduar 50 persona. Sulmi dyshohet të jetë shkaktuar nga kryengritësit, ndërsa shembi ndërtesën dhe detyroi shumë njerëz të ikin për të shpëtuar jetët e tyre.
Sulmuesit fillimisht kishin ndezur fishekzjarre para se të shpërthenin bombën, raportuan burime ushtarake. Shpërthimi ndodhi jashtë njërës nga qendrat më të mëdha të Tajlandës, e cila shkaktoi një tufë të madhe dhe të zezë tymi i cili u ngjit në qiell.
Nga Spitali Pattani në këtë vend kanë raportuar se në bordin e dhomave të urgjencës janë pranuar 52 persona të lënduar nga incidenti, ndërsa asnjë i vdekur nuk është raportuar.
Kryengritësit myslimanë në pjesën jugore të vendit për gati se tre vjet janë duke zhvilluar kryengritje të përgjakshme, ku më shumë se 6500 njerëz janë vrarë që nga viti 2004.
