Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri, kryeson liberali Moon Jae-in
Sipas raporteve të para të pikave të votimit, liberali Moon Jae-in do të jetë presidenti i ri i Koresë së Jugut...

Sipas tyre, ai është zgjedhur me shumicë dërrmuese përballë kandidatëve të tjerë. Liberali Moon Jae-in ishte favoriti në këtë garë, përballë kandidatit të qendrës, Ahn Cheol soo, që në sondazhe renditej më afër tij.
Zoti Moon synon të shtojë kontaktet me Veriun, ndryshe nga ish-presidentja, Park Geun hye, që kishte prerë thuajse tërësisht lidhjet. Ai premton se do të punojë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë koreano-jugore, që është e katërta më e madhe në Azi, si dhe për të ulur papunësinë në radhët e të rinjve, që mbetet e lartë.
Gjithashtu mes kandidatëve ka premtime për t’i vënë fre dominimit të elitës politike të Koresë së Jugut dhe për të reformuar konglomeratet familjare, që sundojnë ekonominë vendase.
