Koreja së Jugut, betohet presidenti i ri Moon Jea-in
Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jea-in, ka bërë betimin pas fitores bindëse në zgjedhje...

Në fjalimin e tij të parë si president, lideri 64-vjeçari neoliberal ka thënë se menjëherë do të nisë përpjekjet për të “zgjidhur krizat e sigurisë” në Gadishullin Korean. “Nëse është e nevojshme, do të fluturoj menjëherë drejt Uashingtonit”,- ka thënë ai.
“Do të shkoj në Pekin dhe Tokio dhe nëse kushtet janë të mira do të vizitoj edhe Phenjanin”,- ka thënë ai.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregojnë se kandidati i Partisë Demokratike ka fituar 41.1 për qind të votave në zgjedhjet e 9 majit, ndërkaq kandidati konservator, Hong Joon-pyo, ka fituar 25.5 për qind.
Moon pritet që në shpejtësi të formojë kabinetin e ri qeverisës, me qëllim që t’i japë fund vakuumit të pushtetit që është krijuar që nga muaji mars, pas rrëzimit nga pushteti, për shkak të një skandali korruptim të ish-presidentes, Park Geun-hye.
Presidenti i ri i Koresë së Jugut ka premtuar se vendi do të tejkalojë shumë shpejt skandalin.
Ai ka qenë mjaft kritikë ndaj administratave të mëparshme për dështimin e ndalimit e Koresë së Veriut që të zhvillojë armë bërthamore.
