Botë

Ganë: Gjatë shpërthimit në fabrikë lëndohen 80 persona

10.05.2017 11:04

Të paktën 80 persona janë lënduar gjatë shpërthimit në një fabrikë në qytetin Takoradi...

Të paktën 80 persona janë lënduar gjatë shpërthimit në një fabrikë në qytetin Takoradi në pjesën perëndimore të Ganës, njoftuan mediat lokale.
 
Shpërthimi ka ndodhur kur nga një tanke është derdhur derivat i lëngshëm.
 
Përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës lokal njoftuan se gjatë shuarjes së zjarrit janë lënduar gjashtë zjarrfikës, nga të cilët njëri është në gjendje kritike./mia