ShBA, vendim për furnizimin me armë të kurdëve në Siri
Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të furnizojnë me armë grupin kryesor opozitar kurdë në Siri...

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, përmes një deklarate për media ka njoftuar se presidenti, Donald Trump, ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes “për të pajisur elementet kurde të Forcave Demokratike Siriane, me qëllim që të sigurohet për fitore të qartë ndaj IS-it në Raka të Sirisë”.
Kjo deklaratë erdhi vetëm pak kohë pasi mediat, duke cituar burime të paidentifikuara, raportuar se Shtëpia e Bardhë ka miratuar armatosjen e Njësive të Mbrojtjes të Popullit (YOG) në betejën ndaj militantëve të IS-it në Raka.
Uashingtoni e konsideron YPG-në si grup të rëndësishëm në luftimin ndaj IS-it në Siri.
Por, Turqia thotë se kurdët sirianë janë grupe terroriste që kanë lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtore të Kurdistanit, me të cilët lufton për dekada të tëra.
“Furnizimi me armë për YPG-në është i papranueshëm”,- ka thënë zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli.
“Prej një politike të tillë askush nuk do të përfitojë”,- ka thënë ai.
