Maqedoni

Shkup, gjendet e vdekur një mjeke e therur me thikë

10.05.2017 12:00

Një mjeke e moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur me plagë nga thika në pjesën e qafës dhe në duar...

Një mjeke e moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur me plagë nga thika në pjesën e qafës dhe në duar në shtëpinë e saj në rrugën “Elisie Popovski” në Shkup.

Bëhet fjalë për M. S. J., e lindur në vitin 1964, e cila sipas informatave të para ka punuar si mjeke në Klinikën e nefrologjisë.

Policia konfirmoi se rasti tek ata është denoncuar mbrëmë rreth orës 21, me ç’rast menjëherë është dalë në vendin e ngjarjes.

Nga ana e ekipit të Ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekja. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në autopsi.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike - Shkup njoftoi se ka kryer ekspertizë në objektin banesor ku u gjet trupi i 53-vjeçares së therur me thikë dhe se në vazhdimësi merren në pyetje personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.