Maqedoni
Incidentet në Kuvend, arrestohet edhe një sulmues i Selës
10.05.2017 12:15
Mëngjesin e sotëm është arrestuar Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit, Ziadin Sela...

Burime policore bëjnë të ditur se është arrestuar edhe babai i tij, që në më shumë video-regjistrime nga kamerat e sigurisë së Parlamentit shihet duke e goditur deputetin Sela.
Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheq zvarrë liderin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar nga mediat.
Bëhet fjalë për një person nga Gostivari, por që banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.
