Maqedoni

LSDM: Ivanov nuk ka çfarë pret, të ndajë mandatin

10.05.2017 12:30

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka deklaruar sot se “presidenti, Gjorge Ivanov, nuk ka nevojë t’i numërojë ditët...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka deklaruar sot se “presidenti, Gjorge Ivanov, nuk ka nevojë t’i numërojë ditët, por se është e patjetërsueshme që përfundimisht të veprojë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe sa më shpejtë t’ia japë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë”. 

Nga kjo parti thonë se nuk ekziston asnjë pengesë për dhënien e mandatit dhe të gjitha arsyet e palogjikshme nga Ivanov u refuzuan me hapa të menduara mirë nga ana e shumicës parlamentare e cila vëmendshëm vepron sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. 

“Ashtu u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit, i cili menjëherë dërgoi njoftim tek Ivanov se ka shumicë të re parlamentare. Gjithashtu, mandatar të ardhshëm, kryetari i LSDM-së”.

Nga LSDM-ja theksojnë se kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se është i përgatitur që sërish ta riafirmojë programin për qeveri të re reformuese, ku, siç thuhet në kumtesë, do ta mbrojë unitaritetin e Maqedonisë dhe do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe perspektivës euroatlantike.