Maqedoni

Petrov konteston në Kushtetuese zgjedhjen e Xhaferit

10.05.2017 12:50

Kryetari i Organizatës “Kongresi Botëror Maqedonas”, Todor Petrov, ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese...

Kryetari i Organizatës “Kongresi Botëror Maqedonas”, Todor Petrov, ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Todorov ka deklaruar se ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese duke pretenduar se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka legjitimitet dhe se në mënyrë të rreme paraqitet si kryetar i Kuvendit.

Sipas tij, për zgjedhjen e Xhaferit janë shkelur një numër i madh i dispozitave të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit.

Iniciativa e Petrovit në Gjykatën Kushtetuese vjen një ditë pasi zgjedhja e Xhaferit u publikua në Gazetën Zyrtare.

Qëndrimi i Petrovit është i njëjtë me atë të VMRO-DPMNE-së e cila sikur ai nuk e pranon zgjedhjen e kryeparlamentarit.  

Më herët, Petrov gjithashtu ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese edhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike, të cilën e kundërshton VMRO, megjithatë e njëjta deri më tani nuk është shqyrtuar.