Botë
Mbi dy mijë persona evakuohen në Kanada për shkak të përmbyjtjeve
10.05.2017 14:06
Përmbytjet në 171 vendbanime në Kuebek, ku në dhjetë prej të cilave është shpallur gjendje e jashtëzakonshme solli evakuimin e dy mijë personave...

Personat e evakuuar janë vendosur në vendqëndrime të përkohshme njoftoi shërbimi për mbrojtje civile.
Pas shirave të rrëmbyeshëm, lumi Sen Loren edhe disa lumenj kanë dalë nga shtrati në pjesën lindore të Kuebekut dhe përmbytën mbi tre mijë shtëpi dhe ndërtesa.
Pas kulminacionit të hënën rreth kryeqytetit Otava, në Rigë, 70 kilometra në perëndim të Montrealit, ku qindra shtëpi janë përmbytur tashmë tre javë edhe në ishullin Montreal niveli i ujërave filloi që të stabilizohet.
Në Montreal të dielën u shpall gjendje e jashtëzakonshme 48-orëshe, e cila u vazhdua për pesë ditë.
Kryeministri Xhastin Trudo urdhëroi në provincat Kuebek dhe Ontario, që janë të goditur nga përmbytjet të dërgojnë rreth dy mijë ushtarë, që t'i ndihmojnë banorët lokalë. Trudo theksoi se Qeveria federale do t'i mbulojë të gjitha shpenzimet./mia
