Maqedoni

MPB: Ndalohen 2 të dyshuar për sulmin ndaj Zijadin Selës

10.05.2017 16:17

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, gjatë ditës së djeshme dhe sot janë ndaluar dy persona...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, gjatë ditës së djeshme dhe sot janë ndaluar dy persona, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë informative, si të dyshuar se kanë qenë pjesë e turmës që ushtroi dhunë mbi deputetët në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.
 
“Më10. 05. 2017, me urdhër të gjykatësit, në orën 6 të mëngjesit është kryer kontroll në shtëpinë e personit me iniciale K. GJ. (39) nga Shkupi për shkak të dyshimeve sa ka kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë”. Nga kontrolli i kryer janë gjetur këpucë me shenja gjaku, rroba dhe tre telefona celularë, të cilat janë marrë për ekspertizë. K. GJ. së bashku më babanë e tij C. GJ. (68) janë dërguar në stacionin policor në Kisella Vodë. Gjatë analizave të dëshmive është vërtetuar se në sallën 3 ku është mbajtur press konferenca për media, C. GJ. fillimisht ka hedhur karrigen, ndërkaq K. GJ. ka gjuajtur sende të ndryshme ndaj deputetëve, më pas të dy së bashku kanë sulmuar fizikisht deputetin Z. S. dhe më pas të njëjtin e kanë tërhequr zvarrë”,- thuhet në komunikatën e MPB-së.
 
Nga incizimet e publikuara nëpër media shihet qartë Kire Gjorgjievski së bashku me babanë e tij, Cejo Gjorgjievski, se si tërheqin deputetin, Ziadin Sela.  
 
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Policia e Shkupit në konsultim me Prokurorinë Themelore Publike po ndërmarrin masa dhe aktivitete në lidhje me personat e dyshuar për zbardhjen e plotë të rastit. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU