Detyrimet e kompanive, ekspertët: Problem njohja e rregullativës ligjore

10.05.2017 16:21

Ligjet për marrëdhënie pune, mjedisi jetësor dhe urbanizmi...

Ligjet për marrëdhënie pune, mjedisi jetësor dhe urbanizmi, si dhe tatimet dhe doganat janë disa nga problemet me të cilat përballen kompanitë e vogla.

Për t’u mundësuar kompanive të vogla dhe mikro që të njohin më mirë rregullativën ligjore, po realizohen sesione informuese. Nëpërmjet këtyre sesioneve organizatorët shpresojnë që t’i detektojnë dhe t’i tejkalojnë problemet me të cilat përballen kompanitë.

“Për ne me rëndësi është që gjatë këtyre sesioneve t’i identifikojmë ato pjesë që për kompanitë e vogla dhe të mesme paraqesin problem dhe shpresojmë se në bashkëpunim me shtetit do të gjejmë mënyra dhe mekanizma se si t’i tejkalojmë problemet që identifikohen”,- tha lideri i projektit, Ljubomir Dimovski.

“Disa prej instalimeve pas marrjes së lejes bi-ekologjike nuk i dinë dhe nuk janë të vetëdijshëm për detyrat që i kanë pas marrjes së lejes, ata janë të gëzuar që kanë marrë leje pasi kanë pritur kohë të gjatë, por pastaj kanë detyrime ligjore të cilat duhet t’i përmbushin, siç janë: monitorimi i rregullt, informimi ndaj organit kompetent, për çdo ndryshim duhet të informohet organi kompetent”,- theksoi  konsultantja për ekologji, Sllavjanka Piçinevska – Andonova.

Projekti "Partneriteti për biznes, rregullativë më të mirë" është projekt i financuar nga USAID, që organizohet nga MASIT, në bashkëpunim me OEM-në dhe OEMVP-në. (Ersan Pajaziti, TVM2)