Maqedoni
Kushtetuesja hedh poshtë iniciativat për PL, debllokomi i komunave në duart e Parlamentit
10.05.2017 17:03
Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ngrit procedurë për dy iniciativat me të cilat kërkohej...

Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ngrit procedurë për dy iniciativat me të cilat kërkohej zhbllokimi i punës së krerëve të Komunave të Maqedonisë.
“Gjykata Kushtetuese nuk mundet që të krijojë situatë juridike, kur atë nuk e ka bërë legjislativi. Me këtë, mandati i krerëve të komunave dhe këshilltarëve komunal skadon më 15 maj” , ka njoftuar Gjykata Kushtetuese.
Pas këtij vendimi të kushtetueses Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale kërkon nga parlamenti për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave në të kundërtën sipas tyre do të paralizohej tërësisht veprimi i komunave të Maqedonisë.
“Ne respektojmë çdo vendim të organeve të drejtësisë. Tani Bashkësia e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale t’i drejtohen Kuvendit, gjegjësisht kryetarit të Parlamentit dhe kryetari i Parlamentit do të veprojë konform ligjit që të mos bllokohen puna e komunat dhe me këtë të mos dëmtohen qytetarët në të gjitha komunat në nivelin nacional”,- u shpreh kryetari i BNJVL-së, Nevzat Bejta.
Deri te Gjykata Kushtetuese Iniciativa për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve dorëzuan Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Drejtësisë dhe Kongresi Botëror Maqedonas.
Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të majit, por për shkak të asaj që nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, skaduan afatet për shpalljen e tyre në kohën e paraparë.
Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal skadon më 15 maj.
NAIM RAMADANI
