Maqedoni

Rinia e LR-PDSh-së në protestë, kërkon dënimin e atyre që rrahën deputetët

10.05.2017 17:38

Me moton “Ndal urrejtjes”, Rinia e Lëvizja për Reforma në PDSh ka protestuar në Tetovë duke kërkuar që ata që rrahën deputetët dhe gazetarët...

Me moton “Ndal urrejtjes”, Rinia e  Lëvizja për Reforma në PDSh ka protestuar në Tetovë duke kërkuar që ata që rrahën deputetët dhe gazetarët, përfshirë edhe  kreun e LR-PDSh-së, Zijadin Sela, të dalin para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar.
 
“Jemi mbledhur këtu për të kërkuar përgjegjësi dhe për të apeluar tek institucionet përkatëse që sa më shpejtë t’i ndërmarrin masat për gjetjen dhe dënimin e personave që u përfshinë në aktin e turpshëm dhe të pandodhur ndonjëherë në historinë e politikës në Europë. Me moton “Ndal urrejtjen”, për të dhënë një mesazh paqeje, duke kujtuar 27 prillin, duke lëshuar në qiell 13 balona të bardhë, 13 të kuq dhe një të zi”,- deklaroi Bajram Lala nga LR-PDSh.
 
Rinia e LR-PDSh-së u bën thirrje të gjithë të rinjve maqedonas që të  distancohen nga dhuna dhe mos të bëhen pjesë e manipulimit që ka si qëllim vetëm mbrojtjen e disa individëve të inkriminuar. “Rruga e të gjithë të rinjve,  rruga e vetme e Maqedonisë është drejt NATO-s dhe BE”, porositën protestuesit.
 
VISAR SADIKI