Rrjedhin afatet për presidentin, Ivanov vazhdon të përmendë “Platformën”
E derisa prej dje pas publikimit të vendimit për shpalljen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit në Gazetën Zyrtare...

E derisa prej dje pas publikimit të vendimit për shpalljen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit në Gazetën Zyrtare ka filluar të rrjedhë afati dhjetëditor për dhënien e mandatit nga ana e presidentit Ivanov, duket se ai nuk e ka ndërmend t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së, të cilin vazhdon ta fajësojë se po kërkon të ndërtojë një kabinet qeveritar i kushtëzuar e i shantazhuar nga të tjerët.
“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës”, as ndonjë dokument apo akt tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, as bazë për formimin dhe funksionimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë në aspektin e dhënies së mandatit do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së deritashme”,– thuhet në kumtesën e Presidencës.
