Maqedoni
Deklaratat e LSDM-së për reforma në gjyqësor, Gruevski: Zaev do t’i frikësojë gjykatësit
10.05.2017 18:34
Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, e ka akuzuar liderin e LSDM-së se me deklarimet e tij për ndryshime dhe reforma në sistemin gjyqësor...

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, e ka akuzuar liderin e LSDM-së se me deklarimet e tij për ndryshime dhe reforma në sistemin gjyqësor ka si qëllim të frikësojë gjykatësit që të mos procedojnë lëndët që udhëhiqen ndaj tij.
“Është shumë e qartë, shihet haptazi se pretendimet e Zoran Zaevit për ndryshime në gjyqësi kanë si ide së pari frikësimin e gjykatësve, e sigurisht në kokën e tij ka ndonjë ndryshim me qëllim për të shpëtuar veten nga lëndët që udhëhiqen kundër tij. Duke thënë se do të bëjë reforma, ai do vetëm t’i frikësojë gjykatësit dhe nëse ka mundësi të bëjë ndonjë ndryshim që aktakuzat e tij, të cilat janë të mbushura me dëshmi, të mbeten të pazgjidhura ose të zgjidhen në favor të tij. LSDM ka histori të gjatë të ndikimit partiak në gjykatë, në vitin 1996 kanë emëruar për një ditë 600 gjykatës me anë të votimit në Parlament në kushte kur opozita nuk ishte në Parlament”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
BESIM ABDULLAI
