Maqedoni
Rasti “Monstra”, Supremja seancë publike më 30 maj
10.05.2017 19:17
Më 30 maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Gjykata Supreme...

Seanca publike vjen me kërkesë të të akuzuarve që u dënuan me burgim të përjetshëm. Ata vetë, familjarët dhe avokatët e tyre, vazhdojnë të këmbëngulin se rasti i vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës është rast i montuar dhe se në të janë përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetërorë.
Për rastin “Monstra”, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm dhe tashmë disa herë LSDM ka pohuar se e vërteta për këtë rast fshihet tek bisedat e përgjuara.
