Itali, kapet grupi somalez, trafikonte emigrantë
Policia anti-mafia në Bari të Italisë, në një operacion të koduar si “Havala.net”, arriti të arrestojë disa shtetas somalezë, anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore...

Falë lidhjeve me një nëpunës të komunës së Barit, grupi administronte trafikun e emigrantëve klandestinë në Itali e në vendet të tjera të Europës Veriore.
Grupi përdorte kanale ilegale të “Money trasfer” për të transferuar sasi parash të dërguara nga familjarët e emigrantëve si çmim për udhëtimet e klandestinëve dhe siguronin dokumentacion të rezidencave fallso për shtetas somalezë.
Përgjimet telefonike e në internet kanë zbuluar lidhjet e disa anëtarëve të këtij grupi me elementë xhihadistë, mes të cilëve dhe një shtetas somalez i arrestuar më 2016 me motivin e favorizimit të hyrjes në territorin italian të dy militantëve të ISIS-it, si dhe me Organizatën Terroriste “Al Shabaab”.
