Botë

Turqia, SHBA-së: Një vend i NATO-s nuk mund të furnizojë me armë terroristët

10.05.2017 21:02

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se vendimi i Presidentit amerikan...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump për të furnizuar me armatime forcat kurde në Siri për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik, do të mund të tërhiqet mbrapsht pas vizitës së paralajmëruar në Uashington javën e ardhshme.
 
Qeveria turke i ka kërkuar SHBA-së që të ndërpresë vendimin e saj për të zgjedhuar mbështetjen për forcat demokratike siriane në Siri (YPG), duke deklaruar se është e papranueshme që një aleat i NATO-s të mbështesë grupet terroriste. Turqia e konsideron organizatë terrosite grupin kurd në Siri, por SHBA-të e konsiderojnë aleat.
 
“Vendimi për furnizimin me armë ndaj kurdëve do të kishte “pasoja” dhe një rezultat potencialisht “negativ” për Uashingtonin”, paralajmëroi të mërkurën kryeministri turk Binali Yildirim.
 
“Ne nuk mund ta imagjinojmë [SHBA] të bëjë një zgjedhje midis partneritetit tonë strategjik dhe një organizate terroriste”, tha Yildirim, siç u citua nga e përditshmja Sabah. “Administrata amerikane ende ka një shans për të shqyrtuar ndjeshmëritë e larta të Turqisë ndaj PKK-së”, shtoi ai.
 
Çdo armë e dhënë në YPG paraqet një kërcënim për Turqinë, i tha ministri i Jashtëm Mevlut Cavushoglu gazetarëve të mërkurën.
 
“Nëse mbështesim integritetin territorial të Sirisë, duhet të marrim mësime nga gabimet që kemi bërë në Irak dhe të mos përmbajmë ndonjë veprim të gabuar. YPG dhe PKK janë të njëjta njësi, nuk ka dallim mes tyre”, tha Cavushoglu.
 
“Ne nuk mund të pranojmë praninë e organizatave terroriste që do të kërcënonin të ardhmen e shtetit turk”, tha të mërkurën zëvendëskryeministri turk Nurettin Canikli për transmetuesin A Haber.
 
Një ditë më parë, SHBA-të vendosën të furnizonin me armatime dhe mjete të tjera ushtrinë paramilitare kurde në Siri për të larguar ISIS-n nga Raqqa.
 
Trump firmos: Furnizim me armë kurdëve për të luftuar ISIS-n në Siri/Ora News