Botë

Tërmet në Kinë, të paktën 8 të vdekur dhe 11 të lënduar

11.05.2017 10:17

Të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa 11 janë plagosur në tërmetin në Kinë...

Tërmeti ka qenë me intensitet prej 5,5 ballësh sipas Rihterit dhe ka ndodhur në një thellësi prej tetë kilometrash në rajonin autonom Sincuan-Ujgurski, në pjesën veriperëndimore të vendit.

Nga tronditja ka pasur plasaritje të mureve në ndërtesa, ndërsa në disa vende edhe rrënime.

Në këtë rajon kinez shpesh herë ndodhin tërmete, por pjesa më e madhe e tyre shkaktojnë dëme më të vogla.