Botë
Edhe dy viktima në protestat në Venezuelë
11.05.2017 10:29
Në Venezuelë vazhdojnë protestat kundër qeverisë së presidentit Nikollas Maduro, transmetojnë mediat britanike...

Në demonstratat e dhunshme dhe të tensionuara ka edhe dy viktima. Me atë, nga fillimi i valës protestuese, në fillim të muajit të kaluar numri i të vdekurve arrin të paktën 39 persona.
Në Karakas mijëra demonstrues sërish kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe caktimin e zgjedhjeve. Disa persona të rinj kanë hedhur shishe dhe qese me mbeturina ndaj ushtarëve, të sistemuar në bulevardin kryesor në kryeqytetin e Venezuelës. Ushtarët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.
Shishet e vogla të qelqit, të mbushura me mbeturina, u bën të popullarizua si "Puputov" koktell - që është një lloj loje me fjalë të koktejit të njohur "Molotov".
Shumë të rinj ishin "të armatosur" pikërisht me "armë" të tillë. Ushtarët nga garda nacionale, megjithatë, ua bllokuan rrugën me gaz lotsjellës dhe mjete uji.
"Nuk ka asnjë shpërthyese këtu. Kjo është mënyra jonë të themi:'Largohu maduro! Nuk vlen për asgjë!'", tha një i ri.
Dje një demonstrues 27 vjeçar u vra në protestën në Karakas, kumtoi prokuroria, pa dhënë detaje për ngjarjen.
Edhe një burrë i moshës 32 vjeçare, pasi ishte lënduar në demonstrata në qytetin veriperëndimor Merida.
Nga fillimi i protestave në vend janë vrarë gjithsej 39 persona, ndërsa qindra janë plagosur dhe arrestuar.
Opozita për nesër ka caktuar marsh protestues të gjyshërve dhe gjysheve./mia
