Botë

Dëme të mëdha ka shkaktuar breshëri në Greqinë Veriore

11.05.2017 10:52

Mbi 30 mijë dekarë të mbjella kanë pësuar nga breshëri, i cili ka rënë në rajonin e Didimotiho dhe Orestiada në Greqinë Veriore...

Sipas autoriteteve nga rajoni Evros, moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në të mbjellat me pambuk dhe luledielli.
 
Autoritetet në dy javët e ardhshme duhet t'i vlerësojnë dëmet.
 
Breshëri ka rënë 20 minuta dhe është përcjellë me erë uragane./mia