Botë
Hungaria përkohësisht e suspendoi dekretin e BE-së për kontroll të detajuar në kufijtë
11.05.2017 11:41
Qeveria hungareze përkohësisht e suspendon dekretin e BE-së për kontroll sistematik të udhëtarëve në kufijtë e zonës Shengen...

Qeveria hungareze përkohësisht e suspendon dekretin e BE-së për kontroll sistematik të udhëtarëve në kufijtë e zonës Shengen për shkak të pritjeve disa orëshe në kufijtë e saj.
"Duke e pasur parasysh atë se sistemi i tij i kontrollit të udhëtarëve shkaktoi pritje disa orëshe në vendkalimet kufitare dhe se gjatë verës mënyra e tillë e punës do të shkaktonte pritje edhe më të gjata, Qeveria konsideron se është i nevojshëm suspendimi i dekretit", deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme Karoll Kontrat.
Në vend të kontrolleve sistematike, janë vendosur kontrolle të udhëtarëve, që ishin zbatuar para sjelljes së dekretit.
Suspendimi i dekretit hyri në fuqi pasi u shpall në Gazetën zyrtare hungareze.
Kontrat shtoi se në vend të "keqtrajtimit të qytetarëve të BE-së", Brukseli duhet të merret me ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe gjetjen e terroristëve.
"Migrimi i paligjshëm i rrezikon postulatet më të rëndësishme të BE-së, lirinë e lëvizjes dhe sistemin e Shengenit", tha sekretari shtetëror.
Dekreti i BE-së për kontrolle sistematike të udhëtarëve, i cili në kufijtë e Shengenit zbatohet që nga fillimi i muajit prill të këtij viti, parashikon që të gjithë qytetarëve të Unionit detajisht t'ju kontrollohen dokumentet para çdo hyrje dhe dalje nga BE-ja./mia
