Botë
Turqia e paralajmëron Wikipedian për shkak të përmbajtjes
11.05.2017 13:25
Turqia e paralajmëron enciklopedinë online Wikipedia, që është bllokuar në vend para dy javësh...

Turqia e paralajmëron enciklopedinë online Wikipedia, që është bllokuar në vend para dy javësh, për përmbajtjen që "krijon përshtypjen se Turqia i përkrah organizatat terroriste", deklaroi sot ministri turk i Qarkullimit Ahmet Arsllan.
Ai në fjalimin në televizionin "NTV" kërkoi nga Wikipedia që të hapë përfaqësi të saj në Turqi dhe t'i përmbushë kushtet për pagimin e tatimit.
Organizata turke e cila është kompetent për ndjekje të Internetit njoftoi para dy javësh se janë bllokuar të gjitha akseset për Wikipedia në vend, ndërsa arsye e përmendi ligjin, me të cilin mundësohet ndalimi i sajteve për të cilat janë vlerësuar se paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.
Gjykata turke më pas e hodhi poshtë kërkesën e enciklopedisë online që ta zhbllokojë aksesin në këtë sajt", njoftoi Agjencia Anadolli./mia
