Maqedoni

Rasti “Kumanova”, prezantohet video e dorëzimit të grupit

11.05.2017 13:39

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” deri në orën 11:00 ishte e mbyllur për media...

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” deri në orën 11:00 ishte e mbyllur për media për shkak se Prokuroria prezantoi një material të klasifikuar.

Bëhet fjalë për një video të xhiruar prej fillimit të aksionit policor e deri në momentin e dorëzimit të pjesëtarëve të Grupit të Armatosur.

Në seancën paraprake ishte mbrojtja ajo që dorëzoi një listë të gjatë dëshmitarësh, përfshirë liderë të BDI-së e LSDM-së, funksionarë të lartë të integristëve, ish-ministren e Mbrojtjes dhe ish-shefin e DSK-së, madje edhe përkthyesin e OSBE-së.

Të dënuarit gjatë gjithë kohës kanë këmbëngulur se nuk janë fajtorë për akuzën terrorizëm.